loading...

Nuk pritej, Verratti fjalë të mëdha për gjigantët italianë

Marco Verratti e pranon se i ka ardhur keq për humbjen e Juventusit në finalen e Champions Leagues.

Në një intervistë për “Rai Sport”, mesfushori i PSG-së ka premtuar se do të ofrojë mbështetjen e tij maksimale për bashkëkombasit e tij, shkruan “Football-Italia”.
“Lojtarët e Juventusit duhet të jenë krenarë për arritjet e tyre gjatë këtij sezoni ku mes tyre kanë fituar Scudetton dhe Kupën e Italisë. Do të përpiqemi t'u japim atyre një dorë kur ata të bashkohen me ekipin kombëtar dhe do t’i mbështesin. Spanja? Duhet të jemi në formë 100 për qind, si individualisht ashtu edhe si ekip. Ne duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën.
Kujtojmë që në finalen e Champions Leagues, Real Madrid e mposhti Juventusin me rezultatin 4-1.

No comments

Powered by Blogger.