loading...

Alex Ferguson: Ja kush e merr ‘Topin e Artë’

Ish-trajneri i Manchester United, Alex Ferguson ka thënë se Cristiano Ronaldo meriton ta fitojë ‘Topin e Artë’ para Lionel Messit e Antoine Griezmann.

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marca”, Ferguson nënvizoi se këtë sezon Ronaldo ka fituar gjithçka me Realin dhe Portugalinë.
“Nuk shoh asnjë lojtarë më të mirë se Ronaldo për ta fituar ‘Topin e Artë’. Arritjet e tij janë të pakrahasueshme. Ai pati një vit të mrekullueshëm, duke fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe Kampionatin Evropian me Portugalinë. Edhe përkundër se mungoi në finale, ishte më meritorët që ata shkuan atje, dhe e fituan krejtësisht atë. Nuk jam i befasuar aspak me këto që ka arritur Cristiano Ronaldo. E kam pasur atë nën urdhëratë e mia si 17-vjeçar, dhe kam parë se si u shndërrua në më të mirin në botë”, u shpreh Ferguson.

No comments

Powered by Blogger.