Del në shitje topi që humbi penalltinë Messi. Çmimi i pabesueshëm...

Penalltia e gabuar nga Lionel Messi, në finalen e Kupës së Amerikës ka përfunduar në duart e Pedro Vasquez, tifoz kilian që tani ka vendosur ta shesë.
“Kam marrë shumë oferta dhe më e larta ka qenë prej 27 mijë eurosh. Unë dua ta shes topin sepse jam i sigurt se do të ma vjedhin”, u shpreh ai për Marca.
Kujtojmë që pas humbjes me Kilin, Messi ka lajmëruar tërheqjen e tij nga kombëtarja e Argjentinës, ku pas shumë lutjeve u rikthye sërish.
No comments