loading...

FOTO/ Djali nga Kosova shndërron Mitsubishin në Lamborghini

Me imagjinatën e vet krijuese, ai e ka realizuar ëndrrën që ka pasur prej vitesh.
Një djalë nga Kosova dëshironte një makinë sportive, por meqë nuk i kishte paratë e mjaftueshme për të pasur një Lamborghini, ai e ndërtoi vet një të tillë.
Një Mitsubish të vjetër djaloshi nga Kosova arriti ta shndërrojë në një “Lamborghini”, shkruan welt.de.
“Secili ka dëshirë që të ketë një veturë të shtrenjtë. Por për pamundësinë time, pasi kjo veturë është shumë e shtrenjtë për ta blerë, jam munduar të bëj një të ngjashme”, thotë ai.
Ndërkohë sipas informacioneve të “albinfo.ch” personi në fjalë është Driton Selmani, djaloshi nga Gjilani, i cili njihet për pasionin e tij të madhe që ka ndaj veturave.




No comments

Powered by Blogger.