FOTO/ Milani kërkon sulmuesin e Leicester Cityt

Gjatë merkatos së janarit drejtues të Milanit po projektojnë një blerje nga skuadra kampione e Leicester City-t.
Bëhet fjalë për sulmuesin Shinji Okazaki i cili do të zëvendësojë Keisuke Hondan, shkruan “Premium Sport”.
Deri tani skuadra kuqezi po planifikon blerjet e mundshme për të cilat pritet të ofrojë miliona euro gjatë merkatos dimërore.
Okazaki ka një kontratë me ‘dhelprat’ deri në vitin 2019 por ai po mendon largimin për shkak të aktivizimit të pakët në formacionin titullar.
Gjatë këtij sezoni Okazaki ka bërë vetëm katër paraqitje në Premier League nga dhjetë të mundshme.

No comments