loading...

Gati oferta 'faraonike' për Suarezin

Dy klubet britanike Manchester United dhe Manchester City janë duke luftuar së bashku jo vetëm në Premier League por edhe në merkato pasi të dyja kërkojnë shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, Luis Suarez.

Pritet që Pep Guardiola të bëjë një ofertë të majme drejt klubit katalanas për të marrë shërbimet e uruguaianit, shkruan “Goal”, raporton Syri.net.
Ndërsa sipas burimeve të “Don Balon”, United është i gatshëm të thyejnë rekordin duke ofruar 135 milionë sterlina për sulmuesin e Barcelonës.
Gjatë këtij sezoni Suarez në 13 ndeshje ka shënuar 10 gola.

No comments

Powered by Blogger.