Policia bën bilancin e dhunës në stadiumin e Elbasanit, 7 tifozë të Partizanit nën hetim

Dhuna e shkaktuar në stadiumin e Elbasanit nga ana e policisë pas reagimit të tifozëve ka bërë që 7 mbështetës të Partizanit të përfundojnë nën hetim.
Burime nga policia lokale thanë se janë dërguar për procedim penal, E. D., 54 vjeç, R. H., 58 vjeç, F. B., 24 vjeç, A. P, 19 vjeç, F. O., 26 vjeç, M. K., 19 vjeç dhe SH. M., 43 vjeç, të gjithë banues në Tiranë
Këta persona në orën 16:35 në unazën e qytetit Elbasan, në momentin e ardhjes të autobusëve të tifozëve të Skënderbeut të Korçës , në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen të kenë goditur me sende të forta njërin prej mjeteve, duke dëmtuar xhamin anësor të mjetit me targa KO 1750B, drejtuar nga shtetasi GJ. R.
Në orën 18:50 gjatë zhvillimit të ndeshjes, të futbollit midis ekipeve të Partizanit dhe Skënderbeut në Stadiumin “Elbasan Arena”, nga veprimet e tyre, janë thyer 120 stola të stadiumit, janë hedhur mjete piroteknike (fishekzjarre) në fushë, si dhe janë goditur me sende të forta punonjësit e policisë të Repartit F. N. SH. Tiranë.
Nga këto veprime, u dëmtuan dy punonjës policie si dhe janë thyer pajisjet mbrojtëse të shërbimit të tyre. Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me prokurorinë po vazhdon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë.
Dosja i ka kaluar prokurorisë për akuzat e “Shkatërrim Prone”, “Prishja e qetësisë publike” dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.
No comments