loading...

‘Çmenduria’ e Milanit, 100 milionë euro për 4 blerje të bujshme

Drejtues të Milanit po planifikojnë që merkaton e janarit të bëjnë 4 blerje të bujshme për tu kualifikuar sezonin e ardhshëm në Champions League.

Momentalisht kuqezinjtë renditen në vendin e 3-të vetëm 4 pikë larg liderit të ligës, Juventusit.
Vincenzo Montella kërkon të sjellë në “San Siro” Cesc Fabregas (pengesa e vetme është pagesa e cila kërkohet të jetë më shumë se 6 milionë euro në sezon), shkruan "calciomercato".
Mateo Musacchio (Villarreal), Milan Badelj (Fiorentina) dhe Karim Bellarabi (Bayer Leverkusen).
Me pronarët e rinj kinezë skuadra e Milanit në janar pritet të shpenzojë plot 100 milionë euro për të përforcuar skuadrën në reparte të ndryshme.
Nëse kompletohen këto blerje atëherë ky do të jetë formacioni i mundshëm i Milanit:
Donnarumma; Abate, Musacchio, Romagnoli, De Sciglio; Fabregas, Badelj, Bonaventure; Bellarabi, Berry, Niang.

No comments

Powered by Blogger.