loading...

De Biasi: Ja pse nuk e grumbullova Gashin me Kombëtaren

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ganni De Biasi ka zbuluar arsyen e vërtetë për mungesën e Shkëlzen Gashit në ndeshjen kundër Izraelit.
Në një deklaratë për mediat, tekniku italian theksoi se distanca e largët është arsyeja kryesore e kësaj mungese ndërsa nuk harroi ta përgëzojë për golin e shkëlqyer që realizoi mbrëmë me ekipin e Colorado Rapids.
I pyetur nëse Gashit i është mbyllur dera përfundimisht , De Biasi theksoi se kjo është një zgjedhje momentale pasi ai mund të rikthehet me kuqezinjtë.
“Është thjesht një zgjedhje e momentin nuk është përfundimtare, pasi Gashi mund të rikthehet me skuadrën kombëtare. Distanca e largët është arsyeja kryesore e mungesës së tij pasi nuk kemi shumë kohë në dispozicion. E pashë golin e djeshëm, ishte një realizim fantastik ndaj e përgëzoj për këtë”, u shpreh ai.

No comments

Powered by Blogger.