FOTO/ Milani kërkon sulmuesin e talentuar

Drejtuesit e Milanit po projektojnë lojtarët të cilët do të afrojnë gjatë merkatos së janarit ku me shumë mundësi do të marrin shërbimet e sulmuesit të Lazios, Keita Baldé Diao.
Sipas burimeve të 'Corriere dello Sport' sulmuesi senegalez nuk është i bindur për propozimin e afruar nga Lazio (rinovim kontrate ku përfiton 1.8 milionë euro në sezon).
Kaq ka mjaftuar që drejtuesit kinezë të kuqezinjve të shtojne interesimin për talentin 21-vjeçar i cili konsiderohet si e ardhmja e repartit të sulmit.
Keita ende nuk e ka vendosur nëse do të qëndrojë apo do të zgjedhë të largohet nga Lazio, ndërsa në krahun tjetër Montella e adhuron si lojtar dhe shpreson që ta sjellë në “San Siro”.

No comments