FOTO/ Shënoi 4 gola, ja nota mahnitëse për Aubameyang

Skuadra e Dortmundit ka fituar bindshëm duke mposhtur me rezultatin 5-2 skuadrën e Hamburgut.
Sulmuesi Pierre Emerick Aubameyang iu është përgjigjur në mënyrën më të mirë kritikave pasi të mërkurën ishte suspenduar nga skuadra e Dortmundit për ndeshjen e Champions Leagues ndaj Sporting Lisbonës.
Sot ka qenë thjesht i jashtëzakonshëm pasi në ndeshjen e Bundesligës kundër Hamburgut, ai ka arritur të shënojë 4 gola.
Portali i njohur “Whoscored” ka publikuar notat e lojtarëve ku Aubameyang ka marrë velerësimin maksimal, pikërisht notën 10.

No comments