Surprizon De Biasi, lë jashtë kombëtares sulmuesin e njohur

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi do të bëjë të tjera ndryshime në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen kualifikuese ndaj Izraelit.
Ai pritet të rikthejë në skuadër Shkëlzen Gashin, ndërsa do të ftojë edhe lojtarin e Lokomotivës së Zagrebit, Endri Çekiçi.
Por, nga ana tjetër jashtë ekipit do të mbeten sulmuesi Sokol Cikalleshi dhe mesfushori Ergys Kaçe, shkruan Sport Express.
Lista e mundshme:
Portierët: Etrit Berisha, Alban Hoxha, Thomas Strakosha.
Mbrojtësit: Elseid Hysaj, Mërgim Mavraj, Ansi Agolli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Frederik Veseli.
Mesfushorët: Andi Lila, Armir Abrashi, Taulant Xhaka, Ledian Memushaj, Burim Kukeli, Odise Roshi, Ermir.Lenjani, Shkëlzen Gashi, Jahmir Hyka, Eros Grezda,Endri Çekiçi, Migjen Basha.
Sulmuesit: Bekim Balaj, Azdren Llullaku, Rei Manaj.
No comments