loading...

E konfirmon agjenti: Gjigantët italianë pranë transferimit të Moratës

Agjenti i Alvaro Moratas, Juanma Lopez e ka konfirmuar se Milani është interesuar për të marrë shërbimet e sulmuesit spanjoll.

“Milani? Ka pasur dhe ekziston ende. Janë të interesuara edhe disa skuadra të tjera. Morata nuk dëshiron edhe një tjetër sezon si ky. Ishte sezon shumë i mirë, por ai dëshiron të luajë më shumë”, tha Lopez për FootMercato.
Kujtojmë që për Moratan interesohet edhe Manchester United e cila e sheh atë si zëvendësuesin ideal të Ibrahimovicit.
Morata në sezonin e kaluar me Realin shënoi 20 gola, duke qenë golashënuesi i dytë në skuadër pas Cristiano Ronaldos.

No comments

Powered by Blogger.