E konfirmon agjenti: Milani tjetër transfertë të bujshme, pritet vetëm...
Lucas Biglia dëshiron
të largohet nga Lazio për tu bashkuar me Milanin.
Lajmi u konfirmua nga agjenti
i lojtarit, Enzo Montepaone i cili theksoi se një muaj më parë klienti i tij i
ka kërkuar ‘divorcin’ Lazios.
Argjentinasi është
objektivi i Milanit por “Rossonerët” nuk ofrojnë më shumë se 15 milionë euro ndërsa
Lazio kërkon 20 milionë euro, shkruan tabloidi britanik “The SUN".
"Një muaj më
parë Lucas bisedoi me Lazion për tu larguar. Klienti im ka një marrëveshje me
Milanin dhe ne jemi duke pritur fundin e negociatave mes dy klubeve. E di që po
flasin për gjetjen e një zgjidhjeje, sepse ka edhe një mundësi në Angli, por
nuk mund të them më shumë për këtë. Milan dhe Lazio janë në negociata dhe ata
duhet të gjejnë një marrëveshje, javën e ardhshme do të jem në Itali dhe
shpresojmë se gjithçka do të zgjidhet shpejt”, u shpreh Enzo Montepaone për “Il
Messaggero”.

No comments