FOTO/ Nuk është Morata, Milani pranë transferimit të sulmuesit të madh

Pas dështimit me Alvaro Moratan, Milani ka kthyer sytë drejt një tjetër destinacioni.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Chelseas, Diego Costa i cili nuk është i lumtur me klubin aktual dhe kërkon largimin nga Londra.
Sipas burimeve të “Sky Sports”, drejtues të Milanit kanë zhvilluar një takim me agjentin e Diego Costas, Jorge Mendes në përpjekje për të gjetur gjuhën e përbashkët për të transferuar spanjollin në “San Siro”.
Do të jetë Costa i cili do të marrë vendimin për tu rikthyer tek Altetico Madrid apo do të provojë aventurën e re në Itali.

No comments