loading...

Grabitje me armë në mes të ditës tek kodrat e liqenit

Një grabitje me armë ka ndodhur në mes të ditët në kodrat e liqenit artificial të Tiranës. 

Sipas tyre ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme rreth orës 14:00, kur dy persona duke kanosur me thikë i kanë marrë një të riu një çantë dhe dy celularë.
Burimet policore thanë se, nga ngjarja nuk ka persona të dëmtuar, ndërsa dy grabitësit janë larguar nëpër kodrat e liqenit.
Adoleshenti ka bërë denoncimin në polici dhe këta të fundit kanë nisur hetimet për kapjen e dy grabitësve të cilët dyshohet se kanë bërë edhe të tjera vjedhje me armë. 

No comments

Powered by Blogger.