Izrael-Shqipëri, De Biasi gati formacionin me ndryshime. Mungojnë 3 titullarë

Të dielën Kombëtarja shqiptare do të përballet me Izraelin në ndeshjen më
të rëndësishme të sezonit ku do të varet edhe e ardhmja e De Biasit, i cili në
rast humbje pritet të largohet nga drejtimi i kuqezinjve.
Një skuadër pa ide dhe me një skemë të dështuar 3-5-2 duke hasur vështirësi
edhe ndaj modestëve të Luksemburgut, qoftë në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë
sulmuese.
Në këtë përballje De Biasi do të duhet të bëjë llogaritë pa tre nga
titullarët e tij. Etrit Berisha (i pezulluar), mbrojtësi dhe kapiteni Ansi
Agolli për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë si dhe Bekim Balaj
(i dëmtuar).
Por tekniku italian në përballjen kundër Izraelit do të ndryshojë skemën
taktike nga 3-5-2 në 4-3-3.
Është e përditshmja “panorama sport” e cila ka publikuar si do të ndryshojë
formacioni i Kombëtares shqiptare në përballjen kundër Izraelit.

No comments