Nuk është Donnarumma, Juventusi gjen zëvendësuesin e Buffonit

Lamtumirë Roma. Portierit Wojciech Szczesny më 30 qershor i përfundon kontrata e huazimit me Romën dhe para se të kthehet te Arsenali ai mund të pranojë ofertat e majme që vijnë nga Juventusi dhe Milani.
Kontrata e tij me Arsenalin përfundon në verën e vitit 2018 dhe Szczesny nuk ka ndërmend të rinovojë pasi po mendon të transferohet te gjigantët italianë, shkruan "Calciomercato.com".
Juventusi është shumë më pranë marrëveshjes me Szczesny të cilit i është premtuar një pagë 4 milionë euro në sezon ndërsa në arkat e Arsenalit do të derdhen 20 milionë euro.
Ditët në vijim pritet negociatat mes dy palëve por “Zonja e Vjetër” pas dështimit për të transferuar Donnarumman po mendon për zëvendësuesin e Buffonit.
Ndërsa në krahun tjetër Milani në rast se nuk rinovon me Donnarumman do të vendosë në zbatim planin B ku pritet të gjendet zëvendësuesi i talentit italian.
Sipas burimeve të “Gazzetta dello Sport” dhe “Tuttosport” Milani në “Planin B” ka emrin e tre portierëve që shihen si zëvendësues të Donnarummas.
Iker Casillas (Porto) dhe Federico Marchetti (Lazio) dhe Wojciech Szczesny (Arsenal).

 
No comments