ZYRTARE/ Claudio Ranieri transferohet atje ku nuk e ka pritur askush
Claudio Ranieri
zyrtarisht është emëruar trajneri i klubit të Nantes. Pas largimit nga Leicester
City, Ranieri ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin francez me të cilin
nuk përcaktoi ndonjë objektiv konkret.
“Cili është
objektivi i Nantes? Do të shohim”, tha Ranieri teksa u pyet për qëllimet e
skuadrës. “Ajo që arrita me Leicester ishte diçka unike”. Ishte një eksperiencë
fantastike, por vi në një klub që ka fituar 8 tituj kampionë në Francë, një
klub historik, me projekt ambicioz dhe për këtë arsye ndihem krenar që jam bërë
pjesë e tij“- theksoi trajneri Italian.

No comments