loading...

ZYRTARE/ Man.City transferon këtë futbollist. Vendos rekord

Manchester City ka kryer me sukses transfertën e parë. Portieri i Benficas, Ederson Moraes ka kaluar testet mjekësore dhe tashmë është pjesë e skuadrës së Guardiolës, raporton “Goal.com”.


Lajmi është zyrtarizuar nga klubi britanik që derdhi në arkat e Benficës plot 40 milionë euro, ndërsa Ederson ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare.

“Manchester City është i lumtur të ju njoftoj se Ederson i Benficas do t’i bashkohet skuadrës me 1 korrik”, thuhet në njoftimin e Cityt.

Lojtari pas nënshkrimit të kontratës tha se është shumë i lumtur që do të luajë në një skuadër të madhe si City dhe shpreson se vitin tjetër do të fitojnë trofe.

“Manchester City është skuadër e jashtëzakonshme. Ata kishin sezon të mirë, por vitin tjetër do të jemi më të fokusuar në fitimin e trofeve”, u shpreh ai.


Ederson bëhet portieri më i shtrenjtë i të gjitha kohërave pasi ky rekord mbahej nga Gianluigi Buffon i cili u transferua për 32 milionë sterlina (37 milionë euro).

No comments

Powered by Blogger.