Rrëfehet Aurela Hoxha: Tentova të mbytesha në lumë, por më ndaluan
Aurela Hoxha ishte një ndër të ftuarat e “Zonë e Lirë” mbrëmjen e së premtes dhe nuk ka hezituar të tregojë një histori nga fëmijëria e saj, sa të frikshme aq edhe qesharake.
Në një lojë pyetjesh të organizuar nga moderatori Arian Çani, Aurela tregoi se kur ishte në moshën 5-vjeçare, ka tentuar të mbytet në lumin pranë shtëpisë.
Arsyeja: Një hatërmbetje me të ëmën e cila atë mbrëmje kishte shkuar të flinte tek një shoqe. “U nisa, por më kthyen në mes të rrugës. Ishte vetëm hera e parë dhe e fundit që e kam tentuar. Ishte vetëm kërcënim, pasi kërcënime të tilla bëja herë pas here.”- rrëfeu Hoxha në emision./360grade.al/

No comments