Me këto FOTO, gruaja e futbollistit shqiptar ‘ndez’ jo vetëm Italinë por edhe Amerikën e Veriut
Erjona Sulejmani ditë më parë bëri bujë të madhe me deklaratën e dhënë për mediat italiane.
Ajo kishte pohuar, se përmes një libri autobiografik do të zbulonte të fshehtat çfarë bëhet në dhomat e zhveshjes së ekipeve të futbollit të ligës elitare italiane, Seria A.
Dhe deri sa të dalë në shitje libri rreth jetës private dhe karrierës prej modele, bukuroshja ka publikuar disa fotografi të reja të një fotosesioni.
Bashkëshortja e mesfushorit shqiptar të kombëtares zvicerane, Blerim Xhemajlit shihet teksa reklamon të brendshmet me ngjyra të ndryshme.
Ish-mesfushori i Napolit dhe Bolonjës, luan aktualisht me Montreal Impact ndërsa neve nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim “bombat” e Erjonës.







No comments