Dorëzimi i lojtarit të madh: Ndalo lojën, skam çfarë t’i bëj Messit!
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Puyol mendon se Messi është lojtari më i mirë që ai ka parë ndonjëherë në karrierën e tij.
Gjatë nj interviste për “La Vanguardia”, mbrojtësi spanjoll ka rrëfyer se e kishte të pamundur për të ndalur 5 herë fituesin e “Topit të Artë”.
“Në një përballje tek për tek, thashë me vete: “Do të shoh nëse mund ta ndaloj. Por ishte turpëruese. Pep Guardiola më tha: “Carles, mos e dëmto”. Ndërsa unë ia ktheva: “Nëse nuk do që të ndodhë një gjë e tillë, ndalo stërvitjen. I provova të gjitha, por ai gjithmonë më kalonte” është shprehur Puyol.
Puyol me Barcelonën ka fituar gjashtë tituj kampion në Spanjë dhe tre trofe të Champions League.

No comments