FIFA dënon Spanjën, Shqipëria në Botëror? –Përgjigja e Panuccit befason gazetarët
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka folur në prag të përballjes ndaj Spanjës për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.
Mediat ndërkombëtare po përflasin një dënim të mundshëm të Spanjës duke e përjashtuar nga Kampionati Botëror ndërsa kjo nuk i ka shpëtuar gazetarëve të ‘thumbojnë” teknikun italian i cili dha një përgjigje diplomatike por duke i devijuar pyetjes.
Përjashtohet Spanja për shkak të pavarësisë së Katalonjës, a po e mendoni “play offin” duke zëvendësuar iberikët?
"Nuk dua të përfshihem në situata politike, nuk dua të jem pjesë e kësaj zhurme mediatike. Ne do të shkojmë të bëjmë ndeshjen tonë për të dhënë maksimumin. Gjithçka mbetet vetëm kaq dhe personalisht kam keqardhje të madhe ca po ndodh në Spanjë. Do të hedhim lojtarët më të mirë në fushë për të bërë gjithçka më mirë”, u shpreh ai.
VIDEO/ Pavarësia e Katalunias, ja momenti prekës kur Pique shpërthen në lot

No comments