Kaosi në Katalonjë, rrezikohet Barcelona – Las Palmas
Mediat katalane raportojnë se ndeshja e sotme e La Ligës mes Barcelonës dhe Las Palmas mund të pezullohet pasi Las Palmas njoftoi se lojtarët e saj do të veshin fanellat me një flamur spanjoll të qëndisur në to për të shfaqur përkrahjen e tyre për unitetin e Spanjës.
Në një komunikatë për media, klubi i Las Palmas ka njoftuar: “Sot, ajo çfarë bëjmë është shumë e thjeshtë. Me flamurin spanjoll të qëndisur në fanellat tona, ne duam të votojmë pa mëdyshje në një votim imagjinar për të cilin askush nuk ka thirrur: ne besojmë në unitetin e Spanjës”.
Sot, është duke u mbajtur referendumi për pavarësi së Katalonias dhe vendi është në kaos për shkak të përleshjeve të policisë me votuesit.
Deri më tani është raportuar për rreth 40 të lënduar.

No comments