Shqipëri-Itali, befason De Biasi: Ja për cilën kombëtare do të bëj tifo
Xhani De Biazi e cilëson ende “Shqipërinë e tij” dhe për këtë arsye thotë se në ndeshjen kundër Italisë, ai do të bëjë tifo për kuqezinjtë. Në një intervistë të dhënë dje në mbrëmje në “Zona Gol” në “Supersport”, ai ka folur edhe për eksperiencën e tij të re tek Alaveshi.
Për ndeshjen me Italinë në Shkodër, për cilën skuadër do të bëni tifo?
Për Shqipërinë. Për Shqipërinë time. Pas ndeshjes, shkëmbeva mesazhe me presidentin (Dukën) dhe i thashë se nëse mundi Spanjën, Italia do t’ju bëjë një monument… (qesh). Luftoni që të luftoni në Spanjë!

No comments