VIDEO/ Zbulohet biseda e Messi-t me Ronaldo-n pas ndarjes së çmimeve
Ronaldo vazhdon vitin e tij fantastik duke fituar edhe çmimin e Lojtarit të Vitit nga FIFA pasi udhëhoqi Real Madrid drejt suksesit në La Liga dhe Champions League.
Ndërkohë Messi duhej të kënaqej me një vend të dytë teksa Barcelona nuk ka arritur të fitojë asnjë trofe madhor këtë herë.
Dhe gazetari Eduardo Inda pretendon se dy lojtarët kanë pasur një bisedë private pas ndarjes së çmimeve, larg kamerave.
Inda pretendon se Messi i ka thënë Ronaldo-s se e kishte merituar çmimin, duke i thënë se ishte më i mirë se ai gjatë këtij viti megjithëse ylli i Barcelona-s shënoi më shumë gola se rivali i tij.
Sipas Inda-s Messi është një lojtar shembullor si brenda ashtu edhe jashtë fushës, ai i është afruar Ronaldo-s duke i thënë: “Këtë vit ke qenë më mirë se unë dhe e ke merituar çmimin prandaj unë të uroj.”

No comments