ZYRTARE: Spanja me tre mungesa të mëdha kundër Shqipërisë
Spanja do të përballet me tre mungesa të mëdha kundër Shqipërisë në ndeshjene e vlefshme për eliminatoret e Kupës së botës “Rusi 2018”.
Lajmi është zyrtarizuar nga Federata Spanjolle e cila në një postim në rrjetin social “tëitter” konfirmon mungesën e Carvajal, Morata dhe Iniestas.
Morata u dëmtua të shtunën kundër Manchester City, Iniesta pësoi tërheqje muskulore dje në sfidën kundër Las Palmas dhe pas testeve mjekësore është konstatuar se do të jetë jashtë fushave për 10 ditë.
Ndërsa mbrojtësi i Realit të Madridit, Dani Carvajal vuan nga një virus që i ka shkaktuar edhe probleme me zemrën.
Carvajal pritet të qëndrojë të paktën gjashtë javë jashtë fushave të blerta.


No comments