VIDEO/ E pabesueshme! Ndëshkimi më i shpejtë me kartonin e kuq, ja sa sekonda...
Është gati e
pabesueshme pasi një futbollist merr dy kartonë të verdhë brenda 10 sekondave,
pa prekur asnjëherë topin.
Nestor Martin
Alegre kartonin e parë e mori për shkak se u fut në fushën e lojës shumë shpejt
ende pa dalë lojtari tjetër, ndërsa ndëshkimin e dytë e mori vetëm 10 sekonda më
vonë pasi e ofendoi arbitrin kryesor, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.
Ky është vërtet një
moment i rrallë pasi një futbollist që futet në lojë si zëvendësues pas 10
sekondash ndëshkohet me karton të kuq pa prekur topin.
Incidenti ndodhi
në një turne në Corrientes, gjatë një ndeshje mes Deportivo Madariaga de Paso
de los Libres dhe Tiro Federal de Mercedes.

No comments