Zbardhet dëshmia e vajzës shqiptare: Përdhunimi nga Robinjo dhe brazilianët e tjerë…
Robinjo u dënua ditën e premte me 9 vite burg nga gjykata e shkallës së parë italiane në Milano, për përdhunim në grup ndaj një vajze shqiptare.
Ngjarja kishte ndodhur në 22 janar të 2013-ës, pas dëfrimit në një diskotekë të Milanos, ku ish-sulmuesi i Milanit gjendej bashkë me pesë brazilianë të tjerë.
Mediat italiane, raportojnë se në deklaratën e saj para autoriteteve, vajza ka treguar se nuk ka qenë e vetëdijshme në atë moment, dhe më pas ka humbur plotësisht ndjenjat.
Shqiptarja ka treguar se grupi e ka detyruar të kryejë disa herë marrëdhënie seksuale me forcë.
“Kam shkuar në klub me dy miq të tjerë. Ata janë larguar kur agresorët më dehën dhe më pas unë kam humbur ndjenjat”, ka dëshmuar vajza shqiptare, e cila në atë kohë ishte 22 vjeç.
Pala mbrojtëse e sulmuesit brazilian, gjithsesi, i ka hedhur poshtë këto akuza, dhe ka deklaruar se do ta çojë çështjen në apel.

No comments