ZYRTARE: Ndryshon orari i ndeshjeve në Champions League. Ja kur do luhen...
UEFA ka konfirmuar se nga fillimi i sezonit të ardhshëm do të ndryshojë orari i ndeshjeve të Champions Leagues.
Pra, asnjë ndeshje nuk do të luhet nga ora 20:45 nga sezoni i ardhshëm.
Nga fillimi i sezonit të ardhshëm, pra 2018/19, ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të luhen në dy orare të ndryshme: dy ndeshje do të nisin nga ora 19:00, ndërsa gjashtë ndeshjet e mbetura do të nisin nga ora 21:00.
Në dhjetor të vitit 2016 u mbajt një takim i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku u morën vendime të ndryshme, e në mesin e tyre ishte edhe ndryshimi i orarit të ndeshjeve.


No comments