Atletico i përgjigjet zyrtarisht Barçës: Paguaj kaq milionë dhe merre Griezmann
Manchester United dhe Barcelona për një kohë të gjatë janë në luftë për të nënshkruar me Antoine Griezmann.
Së fundmi ka reaguar shefi ekzekutiv i Atletico Madrid, Miguel Angel Gil Marin i cili theksoi se ai klub që dëshiron të nënshkruajë me Griezmannin duhet të paguajë plot 200 milionë euro.
“Deri më 1 korrik, klauzola e lirimit të Griezmann është 200 milion euro. Atletico nuk dëshiron ta shesë Griezmann tani, apo në verë. Për ne është një lojtar shumë i rëndësishëm, i cili është rritur shumë. Edhe ne jemi rritur me të. Synimi ynë është të vazhdojmë të rritemi të gjithë së bashku. Verën e kaluar kemi bërë një përpjekje përtej mundësive të klubit dhe do ta bëjmë përsëri verën e ardhshme. Largimi i Griezmann nuk është në duart tona, por deri në verë është e pamundur të na lërë”, u shpreh ai.

No comments