Botërori 2030 do zhvillohet në një vend të mbipopulluar me shqiptarë
Kampionati Botëror në vitin 2030 do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, një vend të mbipopulluar me shqiptarë.
Drejtues të Federatës Angleze të Futbollit besojnë se këtë herë plani i tyre për të organizuar një event madhështor nuk do të hidhet poshtë nga FIFA, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.
“Ne e dimë që tashmë duhet të bëjmë gjërat në mënyrën e duhur për të organizuar Botërorin në 2030. Ne jemi në zemër të UEFA-s dhe futbollit evropian ndaj organizimi këtu do të jetë special”, thotë një burim i lartë i FA konfirmon për “The SUN”.
Organizimi i Botërorit në Angli bëhet akoma edhe më i besueshëm për vetë faktin që shefi i ri i UEFA-s, Aleksander Ceferin është një adhurues futbollit britanik.

No comments