Milani merr lajmin e keq para derbit me Interin
Gianluigi Donnarumma mund të mungojë në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Interit.
Portieri i Milanit ka pësuar një lëndim të lehtë gjatë seancës stërvitore gjatë ditës së martë dhe ekzistojnë shanse që 18-vjeçari të mos jetë i gatshëm për derbin.
Vendimi përfundimtar, megjithatë, do të merret nga Gattuso pas konsultimit me stafin mjekësor të Rossonerëve.

No comments