loading...

VIDEO/ Nuk pritej, zbulohet çfarë i tha Guardiola ‘yllit’ të Southamptonit

Pas fitores në sekondat e fundit të lojës kundër Southamptonit, Pep Guardiola ka qenë në qendër të vëmendjes pas një reagimi të ashpër me lojtarin kundërshtar.

Ishte pikërisht ylli i Southampton, Redmond i cili ka konfirmuar se trajneri spanjoll vetëm e kishte përgëzuar

 “Guardiola foli për cilësitë e mia si një lojtar i ri anglez. Ai dëshironte që unë ta sulmoja portën e Cityt më shumë si në sezonin e kaluar”, ka deklaruar Redmond.

Por britaniku i ka kthyer përgjigjën Guardiolës se po bënte atë që i kërkoi trajneri i tij.
“I thash atij se po bëja vetëm punën që më kishte thënë trajneri. Kjo ishte biseda që kishim dhe asgjë më shumë e asgjë më pak”, vazhdoi talenti anglez.

23-vjeçari deklaroi se ish-trajneri i Barcelonës nuk e ka ofenduar aspak.

“Asnjë fjalë negative ose ofenduese nuk ka qenë nga Guardiola në drejtim timin. Kjo është ajo që bëjnë trajnerë më të mirë në botë”, ka përfunduar Redmond.

City triumfoi ndaj Southampton me rezultat të ngushtë 2-1, falë një goli në minutën e fundit nga Raheem Sterling.

No comments

Powered by Blogger.