VIDEO/ Përplasje kokë me kokë mes Hoedt dhe Lukakut, sulmuesi del nga fusha me barelë
Liverpooli e ka barazuar rezultatin ndaj Leicester City në
“Anfield”. Ishte Mohammed Salah që shënoi një supergol duke na sjellë
imazhet e Lionel Messit.
Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukakun, është bartur
jashtë fushës së “Old Trafford” gjatë ndeshjes ndaj Southamptonit pas një
lëndimi në kokë.
Në minutën e 8-të, sulmuesi i “Djajve të Kuq” mbeti i
dëmtuar pas një përplasjeje në ajër me Wesley Hoedt, duke shkaktuar për disa
minuta panik në “Old Trafford”
Stafi mjekësor i erdhi menjëherë në ndihmë futbollistit
belg, madje duke përdorur edhe maskën e oksigjenit, pasi sulmuesi kishte humbur
ndjenjat.
Pas 6 minutash i shtrirë në fushë, Lukaku u transportua me
barelë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësorë dhe për t’iu nënshtruar
ekzaminimeve më të hodhësishme. Në vend të tij Mourinho hodhi në fushë Marcus Rashford.

No comments