loading...

Flet për herë të parë gjyqtari ‘xhudist’: Ja përse qëllova lojtarin me shkelmë

Tony Chapron është gjyqtari më i përfolur i momentit, kjo pasi nuk i përmbajti nervat dhe më pas goditi lojtarin e Nantes, Diego Carlos.

Ai ka kërkuar falje për goditjen e lojtarit, kjo pasi Federata e Futbollit të Francës e pezulloi atë për një kohë të pacaktuar dhe lojtarit i anuloi kartonin e dytë të verdhë.
“Gjatë ndeshjes Nantes – PSG, unë u shtyra nga lojtari i Nantes, Diego Carlos. Si rezultat i asaj, ndjeva një dhimbje të mbrehtë nga një dëmtim që kisha së fundmi. Reagova keq duke lëvizur këmbën time drejt lojtarit”, ka thënë gjyqtari Chapron.
Vendimi nga federata franceze për të dënuar apo jo gjyqtarin do të merret sot.

No comments

Powered by Blogger.