Goditje e rëndë/ Del me doping kampionia e Botës, Romela Begaj
Romela Begaj ka dalë pozitive në testin anti-dopingut pas Kupës së Botës ku ajo mori një medalje të artë dhe një të argjendë.
Ronela Begaj kampione bote në dy garësh dhe në stilin e shkëputjes.
I kontaktuar nga 'Telesport' Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza u shpreh se nuk ka asgjë zyrtare për këtë, por pranon se dyshohet se Romela ka rezultuar pozitive. Pavarësisht kësaj, Gjoza thotë se federata është e bindur se Romela nuk ka përdorur substanca dhe nëse do të rezultojë pozitive do të kërkohet testi “B”.
“Nuk është e vërtetë, ende nuk kanë ardhur përgjigjet zyrtare nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes. Edhe nëse do të rezultojë kështu, ne do të kërkojmë të kryejmë testin B të antidopingut, sepse jemi të bindur që vajza nuk ka përdorur substanca. Pra nuk është e vërtetë, është e dyshuar por nuk ka asgjë zyrtare”– u shpreh ai.
Kjo është një tjetër goditje e rëndë për sportin shqiptar, ndërsa Romela Begajt pritet t’i hiqen medaljet e fituara.

No comments