Igli Tare nuk ndalet, gati për të kryer transfertën më të bujshme
Igli Tare po mendon për një tjetër blerje të suksesshme tek skuadra e Lazios.
I zgjedhur si drejtori sportiv më i mirë në Serie A, ish-sulmuesi i Kombëtares është duke përgatitur një tjetër lëvizje ambicioze në merkatos.
Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, Tare kërkon të afrojë tek Lazio sulmuesin e Gremeios, Luan Viera.
Talenti 24-vjeçari pëlqehet nga shumë klube të madhe evropiane por Lazio pritet ta joshë brazilianin me një ofertë interesante.


No comments