loading...

Messi ka shënuar më shumë gola se Ronaldo, Isco, Asensio e Bale së bashku

Messi i vetëm ka shënuar më shumë gola se katërshja e Realit: Ronaldo, Asensio, Bale dhe Isco.

Barcelona ka bërë paraqitje fantastike të dielën mbrëma kundër Real Sociedad, duke përmbysur rezultatin prej 2-0 për të fituar në fund 2-4 në “Anoeta”.
Natyrisht në këtë mbrëmje shkëlqeu Lionel Messi, që realizoi gol në minutat e fundit të ndeshjes – gol që la gojë hapur gjithë fansat e futbollit.
Me këtë gol të bukur kundër Real Sociedadit, Lionel Messi ka shkuar në kuotën e 17 finalizimeve në La Liga, një gol më shumë se katërshja e Los Blancos, Marco Asensio, Gareth Bale, Isco dhe Cristiano Ronaldo.
Bale, Ronaldo, Asensio dhe Isco – janë golashënuesit më të mirë për Realin, me nga katër gola, gjithsej 16 deri më tani.

No comments

Powered by Blogger.