loading...

Shkarkohet nga Reali? Zidane i gatshëm të marrë drejtimin e kombëtares së njohur

Zinedine Zidane mund të largohet nga Real Madridi pasi i është ofruar mundësia për ta marrë drejtimin e ekipit kombëtar të Francës.

Sipas “Diario Gol”, Zidanit i është propozuar ta udhëheqë ekipin kombëtar pas Kupës së Botës “Rusia 2018”, duke e zëvendësuar Didier Deschampsin.
Zidane është duke u kritikuar ashpër në javët e fundit për shkak të krizës që e ka kapluar Real Madridin në La Liga, duke e lënë në vendin e katërt me 19 pikë më pak se lideri Barcelona.

No comments

Powered by Blogger.