ZYRTARE: Kryen testet mjekësore, mbërrin në Milano transferta e bujshme
Tashmë gjithçka është zyrtare. Lisandro Lopez ka mbërritur në Milano dhe ka kaluar me sukses testet mjekësore me klubin e Interit.
Drejtues të zikaltërve kanë arritur marrëveshjen me Benfican, ndërsa mbrojtësi argjentinas do të transferohet në formë huazimi me të drejtë blerjen e kartonit në fund të sezonit për 9 milionë euro.
Lajmi është konfirmuar nga Skriniar i cili në një intervistë për “Mediaset Premium” theksoi: Ai do të ndihmojë shumë dhe do të jemi edhe më të fortë me Lisandro Lopez. Pas janarit do të jemi më të fortë pasi kemi në ndeshje shumë të vështirë kundër Romës”.


No comments