Lajmi i keq për përdoruesit e iPhone, telefonat e tyre po sulmohen nga një virus

Për të gjithë përdoruesit e iPhone ka një lajm të keq, pasi telefonat e tyre janë duke u sulmuar nga një virus.
Në të gjithë telefonat iPhone ka mbërritur një mesazh ku thuhet se ID e pajisjes së tyre është drejt skadimit, një lajmë tërësisht i pavërtetë.
Ky mesazh nuk është gjë tjetër veçse një virus. Shumë përdorues të iPhone kanë filluar të ankohen për virusin në formë mesazhi, i cili kërkon nga ata të klikojnë mbi një link. Përmes këtij linku dikush tenton të vjedhë llogarinë tuaj dhe fjalëkalimin.
Apple asnjëherë nuk ka kontaktuar me përdoruesit për t’u treguar se llogaria e tyre do të skadojë. Nëse pranoni një mesazh të tillë, injorojeni duke mos klikuar në të.
No comments