loading...

Zbulohen 105 kg kanabis në laboratorin e drogës, pranga babait, në kërkim djali. Ja emrat

Një tjetër sasi e madhe droge është kapur mbrëmjen e djeshme, këtë herë në Vinjoll të Kurbinit.
Rreth orës 20:00, kanë vënë në pranga  në flagrancë Qamil Hajdarin, 71 vjeç, banues në Vinjollë, Kurbin, ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij, F. Hajdari, 46 vjeç.
Këta dy persona akuzohen se në fshatin e tyre Vinjollë, në një terren malor në afërsi të banesës së tyre në 2 ambiente si dhoma tharje kishin vendosur 90 kilogramë bimë narkotike e llojit kanabis sativa që ishin në proces tharje.
Gjithashtu policia ka  gjetur edhe 15 kilogramë boçe kanabis sativa të thara. Gjithsej nga policia u sekuestruar 105 kilogramë kanabis sativa që u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Po jo vetëm kaq. Në 4 parcela u gjetën të kultivuara 22 bimë kanabis sativa. 

No comments

Powered by Blogger.