Supergrabitja në Korçë, si ia morën biznesmenit 100 mln lekë e 70 mijë paund. Ja cili është

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me supergrabitjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku tre persona të maskuar kanë hyrë në banesën e biznesmenit Ibrahim Shahollari dhe i kanë marrë më shumë se 200 milionë lekë.
Burime nga policia thanë se, Shahollari ka treguar në polici se i kanë marrë dy kasaforta, në të cilat ndodheshin 100 milionë lekë dhe 70 mijë paund. Shahollari është i njohur në zonë si grumbulles dhe tregtar me shumicë i patates.
Sipas deklarimeve të 60-vjeçarit në polici, grabitësit kanë përvetësuar 100 milionë lekë të vjetra të cilat ai i kishte fituar nga tregtia dhe rreth 70000 paund të cilat ishin kursimet e fëmijëve të tij të cilët punojnë në Angli.
Ndërkaq, policia nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me autorët e kësaj supergrabitje me armë të ndodhur nën kërcënimin e armëve. Autorët kishin hyrë në dhomën e gjumit dhe e kishin kërcënuar me armë biznesmenin, që tu tregonte vendet e kasafortave që më pas i kanë marrë me vete
No comments