ZYRTARE/ ‘Tronditet’ Real Madrid, ja sa do mungojë Pepe

Pas fitores ndaj Alavesit, Zinedine Zidane ka marrë një lajm shumë të keq pasi mbrojtësi Pepe do të mungojë 1 muaj si pasojë e një dëmtimi në këmbën e majtë.
Ishte stafi mjekësor i cila konfirmoi kohën në të cilën do të mungojë portugezi i cili ka nisur fazën rehabilituese pas testeve në “Sanitas La Moraleja”.
“Los Blancos” është në një dilemë të vërtetë pasi në repartin e mbrojtjes ajo që bie në sy është edhe mungesa e Sergio Ramos i cili është shumë pranë riaftësimit.
No comments