Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey thuhet se ditën e premte më datë 18 janar do të nënshkruajë kontratën e tij me Juventusin. Sipas b...
Njoftim mbi cënimin e imazhit të modeles Lirika Hoxha
ReplyDeletePo ju kontaktojmë në emër të klientes tonë znj. Lirika Hoxha, me banim në Prishtinë, Kosovë, me profesion modele, lidhur me (keq)përdorimin e imazhit të saj në faqen tuaj online.
ReplyDeleteKohët e fundit, klientja jone është vënë në dijeni të faktit se portali juaj ka publikuar foto të saj ku ajo pozon me rrobe-banjo, pa marrë më parë një autorizim për këtë:
https://albania24news.blogspot.com/2016/11/foto-16-kjo-modele-nga-prishtina-do-tju.html
Lutemi informohuni se Lirika Hoxha ka pozuar eskluzivisht për një kompani e cila tregton rroba-banjo dhe preferon që imazhi i saj të mos tejkalojë qëllimin e reklamimit për të cilin ajo ka pozuar. Kështuqë shfaqja e këtyre fotove në internet dhe qarkullimi i tyre pa një autorizim paraprak konsiderohet shkelje e të drejtave të autorit sipas Ligji Nr. 35/2016 “Për Të Drejtat e Autorit Dhe Të Drejtat e Tjera të Lidhura Me To” si dhe cënim i imazhit të modeles në fjalë, në referencë të Nenit 625 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë.
Bazuar në ligjet e larpërmendura, imazhi, përdorimi dhe publikimi i të dhënave rreth cdo personi bëhet me pëlqimin e tij paraprak dhe kushdo ka të drejtë të kërkojë ndreqjen ose fshirjen e të dhënave të mbledhura dhe/ose publikuara në kundërshtim me ligjin.
Për sa më lart, klientja jone Lirika Hoxha, gëzon të drejtën të kundërshtojë çdo përdorim të pa-autorizuar të imazhit e saj si dhe të kërkojë dëmshpërblim për dëmin jo-pasuror / moral si pasojë e cënimit të reputacionit dhe imazhit të saj
Megjithatë, klientja jonë kërkon të arrijë në një zgjidhje me mirëkuptim të kësaj çështje dhe ju kërkon të ndaloni njehere dhe pergjithmone publikimin e fotove të klientes sonë nga faqja juaj online dhe kudo në faqet e rrjeteve sociale dhe/apo çdo platformë tjetër që lidhet me ju;
Për sa më sipër, brenda 7 ditëve nga marrja e kësaj letre, ju kërkohet të konfirmoni me shkrim se keni kryer të gjitha cfarë ju kërkohet sa më lart.
Ne shpresojmë që ju do t’i kushtoni vëmendjen e duhur kësaj çështje dhe të kemi bashkëpunimin tuaj në lidhje me cfarë ju është kërkuar. Në mungesë të këtij bashkëpunimi klientja jonë nuk do të hezitonte të ndërmerrte hapa të mëtejshëm ligjorë dhe të fillonte një proces gjyqësor në mbrojtje të të drejtave të imazhit të saj.
Për çdo paqartësi apo informacion shtesë, lutemi n’a kontaktoni nëpërmjet emailit.
Në pritje të përgjigjes tuaj.
Me respekt,
Av. Irma Cami