Milani projekton blerjen e bujshme nga Manchester United

Drejtues të Milanit po planifikojnë që merkaton e janarit të bëjnë disa blerje të bujshme për tu kualifikuar sezonin e ardhshëm në Champions League.
Drejtuesit kinezë kanë planifikuar të shpenzojnë plot 80 milionë euro për të afruar në skuadër lojtarë të kalibrit botëror.
Së fundmi mesfushori i padëshiruar i Mourinhos, Morgan Schneiderlin i është shtuar listës së preferencave të Vincenzo Montella, shkruan “Calciomercato”.
Lojtari i Manchester United-it deri tani është lënë në hije nga trajneri Jose Mourinho, i cili ka preferuar të përdorë alternativa të tjera para mbrojtjes.
Pas dy sezonesh, francezi mund të largohet nga “Old Trafford”, pasi te skuadra e Milanit do të gjejë më shumë hapësira për tu aktivizuar si titullar.
No comments