Guardiola i zhgënjyer: Ja kush e kishte fajin për barazimin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur i zhgënjyer pas barazimit 1-1 ndaj Middlesbrough.
Në një deklaratë për mediat, Guardiola pranoi që lojtarët e tij dhanë gjithçka por nuk arritën të mposhtin kundërshtarin.
“Bëmë absolutisht gjithçka për ta fituar takimin, kontrolluam lojën dhe në minutën e fundit pësuam golin. Është për të ardhur keq. Bëmë shumë gjëra dhe tentuam ta fitojmë ndeshjen. Kur nuk e arrini këtë duhet ta pranoni, por liga është ende e gjatë”, është shprehur Guardiola.
No comments