Shkarkohet Agostineli? Mes etheve flet trajneri italian

Trajneri i Skënderbeut, Andrea Agostineli duket se është dorëzuar pasi humbja ndaj Flamurtarit mund t’i shkaktojë atij shkarkimin nga detyra.
Në një intervistë për “Supersport”, Agostineli ka pranuar çdo lloj kritike madje ka theksuar se pret vendimin e klubit të Skënderbeut për të ardhmen e tij.
“Unë do të pres vendimin e klubit, kam ndërgjegjen e pastër pasi kam punuar dhe bërë një pune sa më të mirë. Unë kam bërë maksimumin dhe do të vazhdoj të bëj maksimumin. Do të pres vendimin e klubit pasi unë jam nëpunës. Ky është një moment i vështirë, ku kemi vështirësi të shënojmë. Krijojmë raste, kemi krijuar edhe sot para se ata të shënonin gol. U shfaqëm dy herë para porte. Por e rëndësishme është të fillojmë punën. Duhet punuar edhe më mirë, kjo është mënyra se si duhet të punojmë dhe përgatitim ndeshjen e radhës”, u shpreh ai.
Kujtojmë që ndeshja mes Flamurtarit dhe Skënderbeut përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vlonjatëve.
No comments